



06:00 – 07:00 Muzikë folklorike 07.00 – 08.00 Muzikë popullore dhe MARKETING. 08.00 – 10.00 Emisioni i mengjesit “NISE DITEN MBARË” – 08.05 Lajmet e mengjesit 08.10 Parashikimi i motit 08.15 Raporti mjekesor nga QKMF-ja Nënë Tereza në Klinë
Nis projekti i dytë në mbështetje të Radio Alba në Klinë
Projekti “Iniciativa për të vërtetën dhe besimin në media”, është projekti i dytë që Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, ka ndarë për Radio Alba.
Ky projekt është pjesë e programit për mbështetjen e mediave të pavarura në Ballkanin Perëndimor, i cili financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, në kuadër të politikës së saj transformuese.
Qëllimi i projektit është t’u ofrojë qytetarëve të Komunës së Klinës dhe komunave përreth rëndësinë e të informuarit saktë dhe drejtë. Në një kohë të mbushur me dezinformata dhe lajme të rreme, është më e rëndësishme se kurrë të kesh informacion të saktë dhe të besueshëm. Keqinformimi mund të çojë në konfuzion, mosbesim dhe madje edhe dëm.
Qytetarëve të përgjegjshëm dhe dëgjuesve, mediat duhet t’u ofrojnë informacione të sakta dhe të besueshme si nga platformat tradicionale ashtu edhe ato dixhitale.
Ne ju inkurajojmë të merrni pjesë në diskutime, të telefononi dhe të bëheni qytetarë aktiv për një peizazh mediatik që i shërben interesit publik. Bashkohuni me ne, në rrugëtimin tonë, që ti shfaqim bashkë mendimet e lira, kritikat, sukseset dhe të ecim bashkarisht përpara.
Radio Alba do të vazhdoj misionin e saj.
Ne i mbesim besnik informimit të drejtë dhe të saktë
Radio Alba
Radio Alba me seli në Klinë funksionon si radiostacion nga viti 2001 në frekuencen toksore 91.2 Mhz FM, dhe internet www.radioalba.eu.
Radio Alba ju ofron program 24 orësh dhe mbulon 90% të rajonit perëndimor të Kosovës (Klinë, Pejë, Istog, Gjakovë, Deqan, Prizren). Radio Alba ka dëgjueshmeri që përfshine një territor me rreth 200 mijë dëgjues.
Mediumi ynë i shërben komunitetit vendas dhe më gjerë, duke sjellur informacione për komunën dhe vendin tonë, çfarë ndodh gjatë ditës e mbi të gjitha sesi funksionon demokracia lokale.
Në programin e saj, Radio Alba përfshinë emisionin e mengjesit, lajmet ditore, kronika dhe ngjarje nga tereni, intervista në studio, emisione argëtuse, kulturore, sportive, emisione për femije, etj.
Radio Alba vazhdon të pasqyroje jetën, brengat, të arriturat dhe problemet e banorëve vendas. Temë e kronikave dhe debateve tona janë edhe aktivitetet, sfidat, problemet dhe të arriturat në Komunën e Klinës dhe me gjerë.
Radio Alba është zë i fuqishëm i ndërmarrjeve dhe bizneseve të Klinës dhe rajonit tonë përëndimor të Kosovës, duke prezentuar produktet, ofertat dhe mundësit që ofrojnë tek klientet e tyre.

Propozimi juaj për Top 10 Shqip
Shkruani këngën tuaj të preferuar
Qka thon per Radion


